Shkurte Fejza për Avni Mulën: Me këngët tua e kishim Shqipërinë më afër zemrës

  • A.P /
  • 30 October 2020 - 17:30
Shkurte Fejza për Avni Mulën: Me këngët tua e kishim Shqipërinë më afër zemrës

Kompozitori Avni Mula ka humbur jetën në moshën 92-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur e bija, tenorja e famshme Inva Mula, e cila përmes një postimi në ‘Facebook’, ka shkruar fjalë prekëse dedikuar gjigandit të këngës shqiptare, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Me rastin e ndarjes nga jeta të kompozitorit të njohur Mula, shumë artistë kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

Përmes llogarisë së saj sociale, këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore Shkurte Fejza ka shkruar: 

Shuhet Mjeshtri i Madh i kulturës shqiptare Avni Mula.

Me këngët tua e kishim Shqipërinë më afër zemrës edhe ne në Kosovë.

Të jemi mirënjohës për veprën dhe kontributin Tuaj madhor.

Pusho i qetë Kolosi ynë.
Image

(Kosova Sot Online)