Ka 20 vite pa burrin/ Valbona Memën e pyetën pse s’je martuar: këngëtarja përlot me përgjigjen e saj

  • G.G /
  • 30 October 2020 - 16:40
Ka 20 vite pa burrin/ Valbona Memën e pyetën pse s’je martuar: këngëtarja përlot me përgjigjen e saj

Këngëtarja Valbona Mema ka treguar në emisionin arsyen pse nuk është martuar  kurrë pas vdekjes së bashkëshortit të saj 20 vite më parë.

Rudina Dembacaj: Valbona, unë e di që Sokoli të mungon shumë, por pse ke zgjedhur të jesh vetëm?

Valbona Mema: Jo se unë e kam zgjedhur, por unë jetoj me të, nuk jam vetëm. Unë jetoj me dashurinë e tij, jetoj me gjithçka që ai mua më ka dhënë sepse vërtet kanë kaluar 20 vite, por mua më duket sikur e ka vetëm një 5-minutsh që mua më ka ikur, nuk është sikur ka 20 vite.

Domethënë e dashuruar në përjetësi. Domethënë që unë nuk e meritoja, as ai nuk e meritonte. Ne e meritonim të jetonim të dy të lumtur. Pavarësisht se gjysma ime nuk është e lumtur, unë jam e lumtur për fëmijët e mi. Jam treguar shumë e fortë, nuk nxjerr asnjëherë lot para tyre, por thjesht i jap kurajo, sepse unë kjo jam, kam forcë.

(Kosova Sot Online)