“Bëre një nga albumet më të mëdha të këtij viti”- Legjenda e muzikës Elton John vlerëson Dua Lipën: Djemtë dhe bashkëshorti im e adhurojnë

  • E.K /
  • 31 tetor 2020 - 09:23
“Bëre një nga albumet më të mëdha të këtij viti”- Legjenda e muzikës Elton John vlerëson Dua Lipën: Djemtë dhe bashkëshorti im e adhurojnë

Legjenda e muzikës, Elton John ka vlerësuar albumin “Future Nostalgia” të këngëtares shqiptare, Dua Lipës duke thënë se “është më i miri për këtë vit”.

Këngëtari 73-vjeçari bëri  deklaratën në një video Live në Instagram me Dua Lipën.

“Dua të them se ti ndoshta ke bërë një nga albumet më të mëdha të këtij viti. ‘Future Nostalgia’ ishte ajo çfarë njerëzit donin. Ata dëshironin diçka argëtuese dhe çdo pjesë e albumit është fantastike,”– u shpreh Elton John.

Këngëtari u shpreh se ai dhe familja e tij nuk ndalojnë së dëgjuari këngën.

“Djemtë e mi e duan, David e adhuron atë. Thjesht dua të përgëzoj. Pas teje ishte Gaga, më pas Jessie Ware dhe Roisin Murphy. Por ti e nxore albumin e para dhe ishte i madh,”- tregoi ai.

Ndërsa zbuloi këngën e tij të preferuar në “Future Nostalgia”.

“Mendoj se ke pasur tre hite dhe ‘Levitating’ është i preferuari im,”- u shpreh Elton John.

(Kosova Sot Online)