Princeshë Elia dhe Princ Leka zbulojnë rastësinë e veçantë, vogëlushja e tyre erdhi në jetë ditën që…

  • G.G /
  • 31 October 2020 - 10:11
Princeshë Elia dhe Princ Leka zbulojnë rastësinë e veçantë, vogëlushja e tyre erdhi në jetë ditën që…

Pak ditë më parë, Princeshë Elia dhe Princ Leka u bënë prindër për herë të parë. Sot dyshja mbretërore ka ndarë fjalët e para me në krah princeshën e vogël, të cilën zgjodhën ta quajnë Geraldine, si Mbretëresha Geraldine. Në postimin e bërë në rrjete sociale, Princeshë Elia dhe Princ Leka kanë zbuluar edhe një rastësi të veçantë. E vogla Geraldine ka ardhur në jetë në tê njëjtën datë që edhe Mbretëresha Geraldine është ndarë nga jeta.

“Të dashur miq, ju falenderojmë përzemërsisht për urimet tuaja me rastin e lindjes së vajzës sonë, Geraldine. Të qënit prind është një bekim, që falë Perëndisë ne të dy po e shijojmë çdo moment!

Dita e lindjes së Princeshës sonë ishte veçanërisht emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë. Për ne të dy ishte një përshëndetje nga bota e engjëjve!

Ne si prindër urojmë me gjithë zemër që Princesha e vogël Geraldine të rritet e shëndetshme, ta ketë zemrën të mbushur me dashuri, ta dojë dhe ta vlerësojë jetën, dhe jeta ta përkëdhelë me butësi dhe ëmbëlsi vogëlushen tonë!”, shkruhet në postimet e tyre, ku kanë ndarë edhe fotot e para me vogëlushen, edhe pse janë kujdesur t’i ruajnë portretin.

(Kosova Sot Online)