Këngëtaret që pranuan lidhjen me politikanët shqiptarë

  • G.G /
  • 31 tetor 2020 - 10:40
Këngëtaret që pranuan lidhjen me politikanët shqiptarë

Të dashurat e deputetëve e ministrave kanë qenë në qendër të diskutimeve të politikës para pak kohësh.

Aludimet për emra konkret kanë qenë të shumta.

Por cilat janë të dashurat e politikanëve shqiptarë? Deri tani disa prej tyre e kanë pranuar, madje kanë rrëfyer hera-herës edhe që kanë marrë dhurata, apo oferta "të turpshme" nga deputetët.

E para që ka folur për këtë çështje ka qenë Xhesika Ndoja, e cila disa kohë më parë ka thënë publikisht se ka pasur një ofertë të turpshme nga një politikan shqiptar, ndërsa konfirmoi për mediat se mendonte ta pranonte ofertën e tij.

Menjëherë pas saj, ka qenë Gugu, e cila ka thënë se ndryshe nga kolegia, ajo ka pasur një histori dashurie me një nga ministrat e qeverisë Rama. Por siç shprehet këngëtarja, gjithçka përfundoi keq, pasi vajza nga Lezha u detyrua t’i vërë flakën makinës së tij,shkruan xing

Por, lista nuk mbaron me kaq. Iva Aliko i ka superuar koleget, teksa ka pranuar në një intervistë se një politikan shqiptar i ka blerë një apartament dhuratë. Sigurisht, këngëtarja ka thënë se ka pasur një histori dashurie me politikanin.

Kallashi është një tjetër vajzë e showbiz-it, e cila ka rrëfyer se ashtu si shumë meshkuj të tjerë edhe politikanët kanë qenë në listën e saj të adhuruesve. Edhe pse është treguar e vakët në rrëfim, Kallashi ka lënë të kuptohet se ka pasur një aferë me një personalitet të politikës.

Por rasti më i bujshëm sigurisht ka qenë ai i këngëtares Anxhelina Shala, e cila vetëm pak kohë më parë pranoi publikisht se kishte një lidhje jashtëmartesore me deputetin e Kosovës Haxhi Shala. Këngëtarja me banim në Gjermani madje publikoi edhe foto intime të çiftit dhe tha se në dijeni të kësaj çështjeje ishte edhe bashkëshortja dhe dy djemtë e deputetit.

(Kosova Sot Online)