Operacioni në këmbë e detyron të vetëkarantinohet, Enca tregon prej sa ditësh po qëndron mbyllur në shtëpi

  • G.G /
  • 31 October 2020 - 17:29
Operacioni në këmbë e detyron të vetëkarantinohet, Enca tregon prej sa ditësh po qëndron mbyllur në shtëpi

Gati 7 javë më parë, këngëtarja Enca Haxhia pësoi një aksident në të cilin theu këmbën, ndaj iu desh t’i nënshtrohej një operacioni të vështirë dhe të qëndronte në regjim shtrati. Siç ka treguar edhe më herët, këmba e saj s’mund të lëvizte ndaj i është dashur të bëjë fizioterapi për t’u rikuperuar.

Ndërkohë sot ajo ka treguar për ndjekësit se në ç’fazë të rikuperimit ka arritur dhe çfarë mendon të bëjë në të ardhmen. Enca shprehet se kanë kaluar 7 javë nga operacioni dhe shenja në këmbën e saj është mëse e dukshme.

Ajo tregon se këtë periudhë është ndjerë njësoj si të vetëizolohej, sepse ka qëndruar për 49 ditë në shtëpi pa dalë fare.

“Kam qëndruar në shtëpi për 49 ditë deri më tani për shkak të problemeve me këmbën (përveç ditëlindjes sime).E vetkarantinuar”, ka shkruar Enca.

Ajo ka shpejguar se në këmbën e saj ka futur shumë hekura dhe ju ka kërkuar fansave opinion nëse duhet të bëj tatuazh tek shenja e operacionit pasi të shërohet.

Këngëtarja festoi para disa javësh 25-vjetorin dhe ajo mblodhi në një pajama party disa nga miqtë e saj. Pothuajse gjatë gjithë festës, Enca qëndroi e ulur, megjithatë ajo tregoi se e shijoi në maksimum.

(Kosova Sot Online)