Nëse ju ka marrë malli për muzikë nga Ledina Çelo, këngëtarja sapo zbuloi se kur do të vijë kënga e radhës

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 07:52
Nëse ju ka marrë malli për muzikë nga Ledina Çelo, këngëtarja sapo zbuloi se kur do të vijë kënga e radhës

Disa muaj më parë, këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Çelo tregoi se shumë shpejt do të vinte me një projekt të ri muzikor. Duket se ora ka afruar dhe me postimet e fundit në ‘Instagram’, Ledina ka zbuluar dhe datën e publikimit të këngës së radhës.

“C’est la vie. 06.11.2020. Faleminderit Olti Curri për tekstin e mrekullueshëm”, ka shkruar artistja krah videove në llogarinë e saj ku ka treguar dhe një pjesë të muzikës.

Me siguri ndjekësit e Ledinës po e presin me padurim këtë rikthim të këngëtares, e cila prej vitesh është zhvendosur në Gjermani, aty ku jeton me partnerin dhe fëmijëte saj. Kujtojmë se projekti i fundit që Çelo ka sjellë ka qenë “Gaboja”, me tekst të Olti Currit, në festivalin “Kënga Magjike”, e cila u kthye menjëherë në një hit që prej publikimit të parë në vitin 2013.

(Kosova Sot Online)