Pas humbjes së fëmijës, Chrissy Teigen vendos të bëjë tatuazh emrin e tij

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 07:55
Pas humbjes së fëmijës, Chrissy Teigen vendos të bëjë tatuazh emrin e tij

Pak ditë më parë, mdoelja e njohur, Chrissy Teigen tregoi me anë të disa fotove në llogarinë e saj se kishte humbur fëmijën e saj të tretë. Postimi i saj mori vëmendjen e të gjithë mediave duke u kthyer në kryefjalën e tyre. Pas këtij momenti delikat në jetën e saj, Teigen ka vendosur të bëjë tatuazh emrin e të birit, i cili pritej të vinte në pak javë në jetë.

“Ne kurrë nuk vendosim për emrat e foshnjave tona deri në momentin e fundit të mundshëm pasi të lindin. Por ne, pa asnjë arsye, kishim filluar ta quanim këtë djalë të vogël në barkun tim Jack. Kështu që ai do të jetë gjithmonë Jack për ne. Jack punoi aq shumë për të qenë një pjesë e familjes tonë të vogël dhe ai do të jetë, përgjithmonë”, ka shkruar Chrissy në një prej postimeve të saj.

Modelja e zbuloi tatuazhin në dorën e saj teksa ndau me ndjekësit një moment pranë bashkëshortit, John Legend. Kujtojmë se dyshja janë prindër të dy fëmijëve të tjerë, Luna dhe Miles.

(Kosova Sot Online)