Ceremoni me 300 të ftuar! Zbulohen detaje nga dasma e Fjolla Morinës dhe biznesmenit!

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 08:11
Ceremoni me 300 të ftuar! Zbulohen detaje nga dasma e Fjolla Morinës dhe biznesmenit!

Me një buqetë gjigante me trëndafila të kuq në formë zemre dhe shkronjën “F” të formuar me trëndafila të bardhë si dhe me një unazë të bukur diamanti, Fisnik Syla i propozoi për martesë Fjolla Morinës.

Ajo i tha “PO” këtij propozimi, duke zyrtarizuar kështu lidhjen e saj dhe duke dhënë lajmin e bukur se po i jep fund beqarisë.

Ajo dhe Fisniku po martohen, ndaj përgatitjet për dasmën kanë nisur që tani.

Shumë shpejt, këngëtaren do ta shohim nuse me fustanin e bardhë dhe këtë e ka zbuluar ajo vetë në një InstaStory, teksa shfaqet pranë stilistit të njohur.

“Duke gjetur ide për dasmën”- shkruan Fjolla krahas videos duke na bërë kuriozë për datën e ceremonisë së tyre, e cila s’duhet të jetë larg.

“Panorama” ka zbuluar detaje nga planet e dasmës së çiftit, e cila pritet të përfshijë 300 të ftuar.

Mes tyre do të jenë edhe personazhe të shumtë VIP, politikanë, biznesmenë e këngëtarë.

Bëhet e ditur se ceremonia e dasmës së çiftit do të mbahet në Prishtinë, mirëpo ende nuk ka një datë dhe vend të saktë.

Mbetet të presim për të tjera detaje.

Disa ditë më parë përfundoi hetimi për këngëtaren, ndërsa “Dosja.al” bën me dije se dosja për të do të kalojë në gjykim pas mbledhjes të së gjitha provave. Ndërsa sa i përket dy personave të tjerë që ndodheshin në makinë me të, bisnesmenit Fisnik Syla dhe shoferit Fitim Muji, Prokuroria ka vendosur që të pushojë çështjen pasi nuk ka gjetur vepër penale të kryer nga ta.

Këngëtarja u arrestua më 18 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Kujtojmë që këngëtarja po udhëtonte me një makinë tip ‘Audi’ ndërsa i është gjetur një armë në çantë dhe një në bagazh.

(Kosova Sot Online)