Gigi dhe Zayn shfaqen për herë të parë bashkë në foto me vajzën

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 13:02
Gigi dhe Zayn shfaqen për herë të parë bashkë në foto me vajzën

Gigi Hadid ka ndarë më në fund një fotografi të vajzës së sapolindur të saj dhe të dashurit Zayn Malik. Çifti, i cili mirëpriti foshnjën e tyre në shtator, pozuan për Halloween me të voglën e tyre.

Gigi ndau një foto të ëmbël familjare në Instastory për të treguar kostumet e tyre, ndërsa vajza ishte veshur si Hulk, me një veshje jeshile.

‘Halloween im i parë’, shkroi modelja krahas fotos. Gigi dhe Zayn njoftuan lindjen e vajzës së tyre në mediat sociale duke thënë ‘ajo tashmë ka ndryshuar botën tonë’.

Ish-ylli i One Direction shkroi: “Dashuria që ndiej për këtë njeri të vogël është përtej kuptimit tim. Mirënjohës për të, krenar që është e imja dhe mirënjohës për jetën që do të kemi së bashku.”

Gjithashtu është raportuar se Gigi lindi në fermën e familjes së saj në Pensilvani, ku ajo kishte qëndruar gjatë izolimit.

Zayn dhe Gigi filluan të takoheshin për herë të parë në 2015. Romanca e tyre, është shoqëruar me peripeci që çuan në ribashkimesh dhe ndarjesh, për t’u rikthyer sërish pranë njëri-tjetrit në fund të 2019.

(Kosova Sot Online)