Aktori i njohur ekzekutohet me armë zjarri, 30-vjeçari qëllohet në mes të rrugës

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 14:07
Aktori i njohur ekzekutohet me armë zjarri, 30-vjeçari qëllohet në mes të rrugës

Aktori  amerikan, Eddie Hassell, ka mbetur i vdekur në moshën 30-vjeçare pasi është qëlluar për vdekje mëngjesin e së dielës. Përfaqësues të Hasall konfirmuan lajmin e vdekjes së tij për Variety.

Mediat e huaja shkruajnë se ai është vrarë me armë zjarri jashtë shtëpisë së të dashurës së tij në periferi të Dallasit rreth orës 1:00. Për shkak të plagëve ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë pak çaste më vonë në spital.

Sipas të dhënave paraprake mendohet se Hassell u qëllua gjatë një tentative për grabitjen e makinës, por policia po heton dhe pista të tjera.

Aktori u bë i njohur në vitin 2010 me rolin në filmin “The Kids are All Right”, i cili ishte filmi i parë që tregonte se si një çift i të njëjtit seks rrisnin dy fëmijë adoleshent. Eddie Hassell mbahet mend dhe për rolet e tij në serialin “Surface” dhe atë në filmin biografik për themeluesin e Apple, Steve Jobs.

(Kosova Sot Online)