Suksesi në gjak! Pasi fitoi çmimin e parë, Loredana nominohet sërish në MTV EMA!

  • G.G /
  • 02 nëntor 2020 - 14:09
Suksesi në gjak! Pasi fitoi çmimin e parë, Loredana nominohet sërish në MTV EMA!

Vitin e kaluar, reperja shqiptare Loredana Zefi rrëmbeu çmimin e parë si “Best Swiss Act”, gjatë MTV EMA-s të mbajtur në Seville të Spanjës.

Ky ishte padyshim një vit i mbarë për reperen, sukseset e të cilës kanë ardhur vetëm në rritje.

Madje, pasi rrëmbeu çmimin e parë, Lori është gati të konkurrojë sërish dhe pse jo, të marrë të tjera çmime.

Reperja shqiptare është nominuar sërish ndërsa votimi është hapur.

Me siguri Loredana do të marrë të tjera trofe mëse të merituar, ndërkohë që po bën namin me albumin e saj të ri “Medusa”.

Madje, ajo është bërë kryefjala e mediave edhe për disa lajme lidhur me shtatzëninë, të cilat nisën nga një foto e saja në Instagram. 

(Kosova Sot Online)