Loredana shtatzënë për herë të dytë? Ja fotoja që ngriti dyshimet

  • E.K /
  • 02 November 2020 - 19:08
Loredana shtatzënë për herë të dytë? Ja fotoja që ngriti dyshimet

Kohët e fundit, Loredana ka qenë në qendër të vëmendjes përsa i përket jetës private.

Nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagram, ajo ka paralajmëruar se ditën e sotme do të publikojë një projekt të ri muzikor.

Por, vëmendjen e tërhoqi barku i saj, i cili duket më i fryrë se zakonisht.

Fansat e reperes kanë nisur të dyshojnë se ajo mund të jetë shtatzënë për herë të dytë dhe komentet me emojin e një gruaje shtatzënë janë të shumta.

Megjithatë, Loredana nuk i është përgjigjur asnjërit prej tyre.

Kohët e fundit, reperja dyshohet se është rikthyer me Mozzik, babain e vajzës së saj, Hanës.

Ata janë parë dy herë bashkë në Prishtinë, ashtu sikurse kanë publikuar foto të veshur me rroba të njëri-tjetrit.

(Kosova Sot Online)