“Harrojmë se sytë tanë flasin”- Ardiani po e vuan ende ndarjen nga Sabrine

  • G.G /
  • 03 November 2020 - 07:51
“Harrojmë se sytë tanë flasin”- Ardiani po e vuan ende ndarjen nga Sabrine

Bëri goxha bujë deklarata e tij , duke shkaktuar një keqkuptim të madh te publiku. I pyetur se si e ka emrin Zhulieta e tij, Ardian Bujupi tha “Sabrine”, e teksa ne të gjithë menduam se bëhej fjalë për të dashurën e tij, ai shpjegoi një ditë më pas se ishte e kundërta. Kjo pasi ai e ka krahasuar me “Zhulietën” e këngës së tij.

Në projektin e fundit muzikor, Ardiani flet për një lidhje të shkuar dhe që tashmë kanë mbetur vetëm fotot mes dy ish-partnerëve. Si duket ndarjet janë gjithnjë të dhimbshme dhe ai po e vuan jo pak këtë gjë. Së fundmi, autori i hitit “Andiamo” ka publikuar disa story, ku flet për ndjenjat, duke na treguar më së miri se si ndihet.

Në njërën prej tyre thuhet “Ne mundohemi të fshehim ndjenjat tona, por harrojmë se sytë tanë flasin”.

Ndërsa, në storyn tjetër shihet një bluzë, ku lexon “Vetëm familja dhe shokët”, duke e përjashtuar “Dashurinë”.

Kujtojmë se edhe gjatë emisionit , ai foli për një dashuri të përfunduar, për të cilën tha se është “e vështirë të flasësh”. Po ashtu, pak javë më parë ai na paralajmëroi se do publikojë një këngë të re të titulluar “Zarar”, duke thënë se ajo i dedikohet një dashurie 5-vjeçare toksike.

Vlen të theksohet se Ardiani dhe Sabrine janë ndarë miqësisht nga njëri-tjetri, sepse nëse ju hedhim një sy profileve të tyre në Instagram shihet se ata vazhdojnë të ndiqen ende. Thuhet se ata janë njohur bashkë në xhirimet e klipit “Modela”, por se si erdhi ndarja e papritur nuk dihet, ndaj pritet t’i zbulojmë më vonë këto detaje. 

(Kosova Sot Online)