Erdhi në Kosovë për këtë projekt: Publikohet një pjesë nga kënga e re e Loredanës!

  • G.G /
  • 03 November 2020 - 08:05
Erdhi në Kosovë për këtë projekt: Publikohet një pjesë nga kënga e re e Loredanës!

Prej ditësh Loredana ndodhet në Kosovë, ku është fotografuar në shoqërinë e Mozzik, duke ngritur peshë zemrat e të gjithë fansave.

Sikundër u raportua edhe ditën e premten arsyeja e ardhjes së saj në Kosovë lidhet me xhirimet e klipit të këngës së re që pritet të publikohet së shpejti.

Megjithatë, ajo ka publikuar ditën e sotme në rrjetet sociale një video, duke ndarë me fansat një pjesë nga kënga.

Kënga titullohet “Tut mir nich leid” dhe mesa kuptuam do jetë në gjermanisht, teksa reperja e ka shoqëruar videon me mbishkrimin:  “Pse unë jam akoma në wallpaperin e telefonit tuaj?”

Ndërkohë, fansat kanë filluar të aludojnë se si një surprizë WOW! Mozzik dhe Loredana mund të vijnë me bashkëpunimin e vitit, si pjesë e Medusa, albumit të ri të Loredanës që publikohet në dhjetor. Kujtojmë se në intron e tij ajo flet për 18 muajt e fundit të jetës së saj, mes të tjerash edhe për Mozzik.

Nëse shumë prej jush e shohin pak si të pamundur këtë, atëherë mundësia tjetër është që ajo të bashkëpunojë me Kidën. Ato befasuan fansat dy javë më parë kur pozuan krah njëra-tjetrës, me të njëjtin look, dhe ne me zor i dalluam.

Dhe hipoteza e fundit-është që Loredana të vijë vetëm në një këngë të re. Dhe me siguri kjo hipoteza e fundit është e vlefshmja së fundmi.

View this post on Instagram

Warum bin ich immernoch dein Hintergrundbild?

A post shared by Loredana (@loredana) on

(Kosova Sot Online)