Nga planet për dasmë tek marrëdhënia e Keisit me nënën e tij: Stresi flet pa doreza!

  • G.G /
  • 03 November 2020 - 08:07
Nga planet për dasmë tek marrëdhënia e Keisit me nënën e tij: Stresi flet pa doreza!

Stresi dhe Keisi kanë qenë gjatë gjithë verës në qendër të vëmendjes, pasi mediat aluduan për një ndarje të mundshme mes tyre. Megjithatë Stresi i hodhi poshtë të gjitha zërat, duke thënë se janë ende bashkë.

Ditën e sotme, i ftuar në “Ftesë në 5” ai ka folur gjerë e gjatë rreth thashethemeve të fundit, duke treguar se në fakt nuk është ndarë kurrë nga Keisi. Përkundrazi.

Ai madje tregoi se në planet e tyre paska qenë edhe dasma, por për shkak të pandemisë e kanë lënë për një moment të dytë. Ndër të tjera, reperi bëri edhe deklaratën më romantike të mundshme duke thënë se është shumë me fat që ka Keisin në krahë dhe se është shumë e vështirë të gjesh një vajzë si ajo.

Asnjëherë. Kurrë nuk jemi ndarë. Dasmat na i kanë ndaluar edhe me dash. Patjetër që ka pas plane por rëndësi ka që jemi bashkë më të fortë se kurrë. Nga eksperienca ime arrita në përfundimin se është shuuuumë e vështirë që të gjesh një vajzë si Keisi. Unë gjyshin e kam 92 vjeç dhe e pyes një ditë “Si është puna e kësaj gruas.” Dhe më tha “Dëgjo. Është fat. Nuk ka përshkrim tjetër”. Dhe unë kam fat shumë të madh.

Referuar rrëmujës që ndodhi pas storyt të tij se “femrat shqiptare janë xheloze se çunat duan mamatë”, ai u shpreh se në fakt kjo nuk ka lidhje me të dhe Keisin, por me fansen që i kishte shkruar mesazhin në fjalë.

Madje, ai tha se Keisi dhe nëna e tij kanë një raport të shkëlqyer duke thënë me shaka se nëse është dikush që duhet të jetë xheloze, ajo është nëna e Keisit, sepse kjo e fundit e do shumë vjehrrën e saj, pra mamanë e Stresit.

Është dikush tjetër që më ka ofenduar. Dhe më preku ai mesazh që shante çunat që duan nënat. Dhe për mua një femër e tillë që mendon ashtu nuk ka asnjë vlerë. Unë jam shumë i vendosur dhe nuk ka lidhje. Nëse vajza është 100% perfekte dhe ka një problem me nënën time nuk është gjë e mirë. Por unë kam një fat shumë të madh dhe s’më ka ndodhur kurrë. Unë mendoj se vjehrra duhet të bëhet xheloze sepse Keisi e do shumë nënën time. Gjëja që kemi vlerësuar në lidhjen tonë më shumë janë familjet tona. Keisi ka një familje shumë të mrekullueshme.

Por, i pyetur nëse nëna e tij nuk do e pëlqente Keisin ai tha se me patjetër do zgjidhte këtë të fundit, përsa kohë ajo i ka të gjitha gjërat që ai dashuron, por asnjëherë pa ndarë nënën nga vetja.

(Kosova Sot Online)