Shpat Kasapi pranon hapur lidhjen e dashurisë, publikon foton e … Ja detaji që u vu re në profilin e Instagram-it të partneres së tij

  • G.G /
  • 03 November 2020 - 08:20
Shpat Kasapi pranon hapur lidhjen e dashurisë, publikon foton e … Ja detaji që u vu re në profilin e Instagram-it të partneres së tij

Shpat Kasapi prej kohësh përflitet se është në një romancë me pronaren e një salloni bukurie VIP në Maqedoni, e cila quhet Selvije.

Burime për Panoramaplus bënë me dije se këngëtari është prej një viti në lidhje me vajzën zeshkane. Por, Shpat Kasapi nuk ka reaguar asnjëherë drejtpërdrejt rreth thashethemeve.

Megjithatë së fundmi pranoi se është në një lidhje dashurie. Këngëtari publikoi në rrjetet sociale një foto të realizuar në një lokal nga partnerja e tij.

“Foto nga dashuria imeë,”- shkroi Shpat Kasapi, krahas imazhit.

Por, ai nuk etiketoi në foto emrin e të dashurës dhe as nuk shkroi emrin e saj, duke nxitur edhe kureshtjen e fansave.

“Po nxirre ta shohim edhe atë, urime ë”-shkroi një ndjekëse.

Ndërkohë, Selvija në profilin e Instagram krahas emrit te saj ka vendosur edhe shkronjën e parë të emrit të këngëtarit, shoqëruar me një zemër.

Lidhja e fshehtë e Shpat Kasapit u zbulua rreth dy muaj më parë, pasi ai u fotografua në një lokal me Selvijen.

Këngëtari nuk reagoi në lidhje me thashethemet, megjithatë i konfirmoi duke ia shprehur asaj publikisht dashurinë. Ai postoi një selfie në plazh në “Instagram” dhe nuk mungoi komenti i partneres së tij.

Selvija i bëri një emoji zemër dhe një emoji me kurorën e mbretit. Ndërsa këngëtari i shprehu dashurinë duke i shkruar: “Ti je plot dashuri zemër”.

Por burime pranë artistit kanë bërë të ditur se Shpati po planifikon ceremoni dasme për të përmbushur dëshirën e nënës së tij për t’u bërë dhëndër këtë 35- vjetor.

Kjo është historia e parë e rëndësishme dashurie e Shpat Kasapi, që pas prishjes së fejesës me Afërdita Dreshajn.

(Kosova Sot Online)