Humbi rreth 45 kilogramë, pas transformimit drastik Adele refuzon oferta 40 milionë dollarëshe për reklamimin e programeve dietike

  • G.G /
  • 03 November 2020 - 08:26
Humbi rreth 45 kilogramë, pas transformimit drastik Adele refuzon oferta 40 milionë dollarëshe për reklamimin e programeve dietike

Adele raportohet se ka refuzuar oferta  40 milionë dollarëshe për reklamimin e programeve dietike, pas humbjes drastike të peshës së saj.

Këngëtarja ka marrë oferta nga rrjete televizive, marka dhe kompani marketingu pasi humbi rreth 45 kilogramë, duke transformuar trupin në mënyrë të pabesueshme.

Sipas The Sun, 32-vjeçarja refuzoi të gjithë ofertat pasi nuk dëshironte të ishte një klon ‘Kardashian’ duke fituar para në mënyrë të shpejtë përmes marrëveshjeve dhe në vend të kësaj dëshiron të përqendrohet në albumin e saj të ri.

Adele raportohet se humbi peshën e saj me anë të një diete me 1000 kalori në ditë dhe duke bërë ushtrime fizike.

Ajo zbuloi transformimin drastike në 32 vjetorin e lindjes, duke i lënë të gjithë me gojë hapur.

(Kosova Sot Online)