Dikur shoqe të pandashme por sot nuk flasin, Kevina, Vildane Zeneli ka abuzuar me mua

  • G.G /
  • 03 November 2020 - 09:45
Dikur shoqe të pandashme por sot nuk flasin, Kevina, Vildane Zeneli ka abuzuar me mua

Kejvina Kthella ishte e ftuar mbrëmjen e së shtunës në Shiko Kush LUAN me moderatore Luana Vjollcën.

Modelja e njohur nuk mund t’i shpëtonte pyetjes pikante që reperja Rina Balaj i bëri në sfidën “Ndaje ose zhyt duart në …”

“Thuhet se shoqëria mes teje dhe Vildane Zenelit nuk ekziston më, duam të dimë arsyen e kësaj zënke. Ndaje sot me ne arsyen në “Shiko Kush Luan” ose zhyt duart ,- ishte kjo pyetja që iu bë modeles, e cila zgjodhi të përgjigjej.

“Po jam zënë me Vildanen, kemi kohë të gjatë që nuk flasim më dhe arsyeja është se për faktin se unë kam qenë e vetme atje, ajo është munduar disi të abuzojë pak me mua”,- tha Kejvina duke shtuar me shaka: “Jemi zënë për karikues”.

(Kosova Sot Online)