Bella uron Kendall siç i ka hije një shoqeje të vërtetë!

  • E.K /
  • 03 November 2020 - 18:29
Bella uron Kendall siç i ka hije një shoqeje të vërtetë!

Dhe më në fund ditëlindja e Kendall Jenner arriti dhe në rrjet kanë vërshuar urimet e pafundme për një nga gocat më të bukura në showbizin botëror.

E në këtë ditë normalisht nuk mund të mungonte një urim i përzemërt nga njëra prej mikeshave të saj më të mira, njëkohësisht dhe një nga modelet më në zë, Bella Hadid.

Bella ka postuar në Instastory disa foto shumë funny, ndoshta jo më të mirat e mundshme, por që mbartin kujtime dhe ndjenja të vërteta. Shto edhe faktin se po flasim për dy super vajza, kështu që edhe në foton më të keqe duken yll.

24-vjeçarja u kujdes që ti dedikonte shoqes së saj edhe disa fjalë të bukura, si një BFF i vërtetë që është, duke shkruar:

"Gëzuar ditëlindjen! Do të marrë të festojmë bashkë shumë shpejt. Ja një foto nga jeta reale që na e shkrepën ndërkohë që unë dhe Kendall i bërtisnim njëra-tjetrës, por e mblodhëm mendjen pas 5 minutash, kështu që çdo gjë është në rregull. Thjesht doja ta rikujtoja këtë moment sepse asnjë tjetër s’ia kalon. “Date”  im i preferuar. Shoqja ime më e mirë e udhëtimeve. Gëzuar ditëlindjen princeshë".

(Kosova Sot Online)