Melania Trump shpenzoi mijëra dollarë për veshjen në ditën e zgjedhjeve

  • E.K /
  • 03 November 2020 - 22:29
 Melania Trump shpenzoi mijëra dollarë për veshjen në ditën e zgjedhjeve

Zonja e parë e Amerikës, Melania Trump, ka votuar sot për zgjedhjet presidenciale në Amerikë, në Florida, West Palm Beach, mëngjesin e sotëm.

Shteti ka bashkëshortin e saj një prej kandidatëve të mundshëm për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë.

Në fotot që qarkulluan në rrjet, duket Melania me syze dielli dhe taka të larta, si edhe një fustan “Gucci”, vlera e të cilit shkon plot 4,500 dollarë.

Këpucët elegante “Louis Vuitton” dhe çanta “Hermes” nuk ishin surprizë duke pasur parasysh stilin elegant të Zonjës së Parë të Amerikës.

50-vjeçarja u buzëqeshi objektivëve dhe bëri me dorë ndërsa shkonte në qendrën e votimit.

(Kosova Sot Online)