Blerim Destani na la pa fjalë me shumën që ka shpenzuar për këtë orë!

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 09:06
Blerim Destani na la pa fjalë me shumën që ka shpenzuar për këtë orë!

Blerim Destani është një nga aktorët më të mirë shqiptarë, që na ka bërë tepër, por tepër krenarë me arritjet e tij në fushën e kinematografisë botërore.

Përveçse një aktor shumë i suksesshëm, djal simpatik dhe i përkushtuar pas familjes, Blerimi njihet edhe për jetën luksoze që bën, nxitur kjo jo vetëm nga të ardhurat e profesionit, por edhe nga fakti se vjen nga një familje tepër e pasur.

Shpeshherë vëmendja e fansave është drejtuar te çmimet e veshjeve të aktorit, që duhet ta pranojmë na kanë lënë pa fjalë, siç ndodhi edhe së fundmi.

Faqja e njohur e Instagramit “what they wearin” ka zbuluar se një nga orët e Blerimit, kushton 800,000 euro.

(Nëse po ju merren mend mund të pini pak ujë.)

Nuk e dimë sa nga ju mund të shpenzonin kaq shumë për një orë, por unë as që do e çoja ndër mend, edhe nëse do i kisha ato para.

Por, duke qenë se Blerimi zotëron të gjitha cilësitë që i përmenda më sipër, ka standarde të tjera, e padyshim një orë të tillë e meriton.

Ndërkohë, më 13 nëntor 2020 pritet që në kinema të dalë filmi i tij më i ri, por mbetet për tu parë nëse pandemia do ia prishë planet.

“The comeback trail” është shkruar dhe drejtuar nga George Gallo dhe vjen si remake i filmit me të njëjtin emër të vitit 1982 nga Harry Hurwitz.

Projekti u njoftua në maj të vitit 2019, teksa xhirimet filluan në fillim të qershorit të 2019 dhe vazhduan deri në korrik në New Mexico. Pjesë e tij janë emra ikonë të Hollywood, si Robert De Niros, Tommy Lee Jones dhe Morgan Freeman.

(Kosova Sot Online)