Pas puthjes dhe dhuratës super luksoze të Offset, Cardi B merr vendimin përfundimtar për lidhjen me të

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 09:15
Pas puthjes dhe dhuratës super luksoze të Offset, Cardi B merr vendimin përfundimtar për lidhjen me të

Reperja me famë botërore, Cardi B, ka hequr përfundimisht dorë nga divorci me Offset.

Pothuajse dy muaj që kur Cardi bëri kërkesë për divorc, gjykata ka anuluar çështjen pa marrë asnjë vendim, raporton “Mirror”.

Ishte përcaktuar që Cardi B dhe Offset do të paraqiteshin në gjykatë në fund të kësaj jave, por të dy kanë hequr dorë nga divorci.

Që në ditëlindjen e reperes, u vu re afrimiteti i saj me Offset, duke i bërë të gjithë të dyshonin se dyshja është ribashkuar.

Çifti e shijoi në maksimum festën, pasi shkëmbyen edhe puthje në buzë në prani të të ftuarve. Offset i dhuroi partneres së tij një makinë luksoze “Rolls Royce”, në pjesën e pasme të së cilës ishte një sedilje për vajzën e tyre Kulture që kishte kushtuar plot 8 mijë dollarë.

Gjatë muajit shtator, Cardi B u shpreh e lumtur që ishte single dhe pranoi se kishte marrë qindra kërkesa për lidhje, por nuk i pranonte, sepse donte të fokusohej tek vajza dhe tek biznesi.

(Kosova Sot Online)