Khloe Kardashian reagon për herë të parë për lajmet rreth një shtatzënie të dytë

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 09:20
Khloe Kardashian reagon për herë të parë për lajmet rreth një shtatzënie të dytë

Khloe Kardashian nuk është shtatzënë për herë të dytë dhe këtë e ka zbuluar vetë nëpërmjet komentit që i ktheu një ndjekëseje.

Pasi kaluan disa kohë bashkë gjatë pandemisë, bukuroshja vendosi që ta falte përfundimisht basketbollistin, Tristan Thompson, edhe pse ai e tradhtoi dy herë gjatë kohës që ajo ishte shtatzënë.

Një rol të madh në vendimin e saj luajti edhe vajza e tyre, True, sipas “Hollywoodlife”.

Pas ribashkimit të çiftit, fansat kanë nisur të aludojnë se 36-vjeçarja është shtatzënë për herë të dytë me Tristan-in.

Në rrjete sociale ka pasur komente dhe statuse të shumta në lidhje me shtatzëninë, dhe për këtë arsye, Khloe ka zgjedhur të reagojë për herë të parë.

Një vajzë ka shkruar në Twitter se është e bindur që Khloe do të tregojë pas pak muajsh që është shtatzënë.

“Epo, muskujt e mi thonë gjë tjetër zemër”- iu përgjigj Khloe.

Burime për “Hollywoodlife” thonë se edhe kur Khloe të jetë shtatzënë, ajo nuk do ta zbulojë.

(Kosova Sot Online)