Si një engjëll! Erzina na zbuloi për herë të parë portretin e Izës

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 15:17
Si një engjëll! Erzina na zbuloi për herë të parë portretin e Izës

Në qershor të këtij viti autori i hitit “Era”, Mc Kresha, u bë baba për herë të parë, duke e quajtur vajzën e tij Iza, emër që ka kuptimin “Zoti është i përsosur” ose “Zoti është betimi im”.

MC Kresha dhe Erzina i dhanë fund beqarisë pa shumë zhurmë në muajin dhjetor në një ceremoni me familjarë dhe të ftuar VIP.

Ndërkohë më herët reperi ka treguar se ka ndërmend që të largohet nga muzika dhe t’i përkushtohet plotësisht familjes së tij.

Siç e dimë ai është tejet hermetik dhe gjatë gjithë kësaj kohe që është bërë baba nuk ka publikuar asnjë foto.

Pas një kohe Erzina publikoi një foto me vajzën e vogël në krahë.

Ndërsa në mbrëmjen e kaluar mami Erzina ka ndarë një video shumë të ëmbël me ndjekësit e saj në Instagram, duke na falur disa doza të mira dashurie.

Ajo ka postuar videon ku shihet Iza duke qeshur dhe ka me të vërtetë një portret engjëllor, megjithëse është ende herët për të thënë se me kë ngjan. 

(Kosova Sot Online)