Adriana dhe i dashuri i saj mirëpriten në Shqipëri nga kjo aktore e njohur

  • E.K /
  • 04 November 2020 - 18:37
 Adriana dhe i dashuri i saj mirëpriten në Shqipëri nga kjo aktore e njohur

Aktorja shumë e suksesshme shqiptare, Adriana Matoshi, ditët e fundit u komentua shumë për lidhjen e re të dashurisë.

Ajo e ka zyrtarizuar lidhjen me futbollistin afrikan Keith Groeneveld, ndërsa pranoi komente të panumërta për këtë lidhje.

Pas gjithë ‘zhurmës’, çifti kanë vendosur të udhëtojnë drejt Shqipërisë, ku edhe kaluan momente të paharruara atje.

Në Valbonë i mirëpriti mikja dhe kolegja e Adrianës, Arjola Demiri, të cilën partneri i aktores e falënderon publikisht.

“Kaluam kohë të mrekullueshme bashkë në Valbonë. Arjola Demiri, faleminderit që na prite. Shpresoj ta vizitojmë sërish”, shkruan Keith.

(Kosova Sot Online)