Qerreti: S’ka logjikë të mos fitojë Trumpi

  • E.K /
  • 04 November 2020 - 19:37
 Qerreti: S’ka logjikë të mos fitojë Trumpi

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëhet numërimi i votave të zgjedhjeve presidenciale të cilat u mbajtën të martën e 3 nëntorit.

Një garë e ngushtë e zhvilluar mes kandidatit demokrat Joe Biden dhe atij republikan, Donald Trump, deri më tash nuk ka një rezultat final.

Këngëtarja e njohur shqiptare e cila jeton dhe vepron në ShBA, ka deklaruar hapur se është në anën e republikanëve, duke mbështetur Donald Trumpin për rizgjedhjen president të vendit.

Teksa numërimi po vazhdon, në një lidhje direkte për ABC, Bleona ka komentuar mbi rezultat e deritanishme të zgjedhjeve.

“E kam ditur që Trump do fitojë. Nuk ka logjikë të mos fitojë Trump. Kolegët e mi nuk kanë mundësi që të thonë atë që mendojnë. Unë jam e lirë. Marrëdhënia ime personale me të nuk është arsyeja që po e mbështes. Amerikanët kanë pasur një jetë më të mirë”, ka thënë Qereti.

(Kosova Sot Online)