Kanye West pranon humbjen për president me 60.000 vota, ja cilat vende e votuan

  • G.G /
  • 05 November 2020 - 07:47
Kanye West pranon humbjen për president me 60.000 vota, ja cilat vende e votuan

Reperi Kanye West ndau përvojën e tij të parë të votimit në mediat sociale, duke postuar në ‘Twitter’: “Zoti është kaq i mirë. Sot po votoj për herë të parë në jetën time për Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe është për dikë që me të vërtetë besoj, mua”.

Por në fund të fundit, reperi duket se ka pranuar humbjen, duke shtyrë ëndrrën e tij edhe katër vjet dhe duke postuar në ‘Twitter’ një foto të tij përpara një harte elektorale kuqezi dhe blu me vetëm shkrimin “WELP KANYE 2024”. Pak më vonë reperi e ndryshoi postimin duke shkruar: “KANYE 2024”.

Ndonëse për nje pjesë të mirë mund të duket e çuditshme, West ende arriti të grumbullonte në pothuajse 60,000 vota, sipas zgjedhjeve paraprake nga ‘Associated Press’. Reperi duket se i ka magjepsur kryesisht banorët e Tenesit që i dhanë atij më shumë vota nga çdo shtet ku ishte në fletëvotim, me 10,188. Ai gjithashtu doli relativisht mirë në Minesota me 6,796 vota, Kentucky i dha atij 6,259 vota, Oklahoma hyri me 5,587, dhe Luiziana me 4,837.

(Kosova Sot Online)