Vetëm pak orë na ndajnë nga surpriza “e zjarrtë” e Noizy-t!

  • G.G /
  • 05 November 2020 - 07:53
Vetëm pak orë na ndajnë nga surpriza “e zjarrtë” e Noizy-t!

Ju ka marrë malli për një projekt të ri të Noizy-t?

S’do të prisni gjatë, vetëm disa orë më shumë pasi reperi e ka gati një surprizë!

Në fakt, ai po paralajmëron prej disa ditësh në llogarinë e tij në Instagram se vendi do të digjet pas publikimit të këngës së re.

Ky projekt do të jetë një bashkëpunim mes Predz UK, S1mba dhe Swarmz.

Kënga e re e djemve do të titullohet “NAUGHTY NAUGHTY ” dhe nëse ju bëtë kuriozë, mund të dëgjoni edhe një pjesë të këngës më poshtë.

Nuk ka ende një orë publikimi, por bëhuni gati!

(Kosova Sot Online)