Majk reagoi për herë të parë për lajmet e romancës së re, por fansat s’e pritën aspak mirë përgjigjen e tij!

  • G.G /
  • 05 November 2020 - 08:06
Majk reagoi për herë të parë për lajmet e romancës së re, por fansat s’e pritën aspak mirë përgjigjen e tij!

Mbrëmjen e sotme, reperi Majk u kthye në kryefjalën e rrjetit për shkak të romancës së tij të re me Blerta Veselin, Miss Universe Kosova 2020.

Gjithçka nisi pas postimeve të njëjta në Instagram, pasi çifti po darkonte në të njëjtin vend dhe si të mos mjaftonte kjo, Majk publikoi një foto të tijën në Instagram-in e Blertës.

Fotoja u fshi pak më vonë, por gjithçka mbeti në Internet! (Lexo këtu)

Në njëfarë mënyre, reperi pranoi lidhjen e re me bukuroshen bjonde dhe sigurisht që s’mund t’i shpëtonte pyetjeve të fansave të tij.

Dikush i ka dërguar Majkut foton e tij të publikuar në InstaStory-n e Blertës, mirëpo përgjigja e reperit s’i ka pëlqyer aspak fansit.

Majk e ka kërcënuar këtë të fundit se do t’i fusë bllok nëse flet edhe njëherë për jetën e tij private, që në fakt vetë preferoi ta ekspozojë edhe kësaj here në media.

I revoltuar nga ky mesazh, fansi i reperit ka shkruar se nuk e ka pritur aspak mirë këtë përgjigje nga ‘idhulli’ i tij.

“Nuk është hera e parë që unë shoh këto veprime dhe më duket e padrejtë. Si ky artist shprehet kështu me fansat e vet. Unë e mbaj këtë faqe plot 4 vite tu e përkrah në maksimum, që edhe rrallë ka fansa që rrinë këtu pa marrë parasysh ça ndodh. Kur ky si idhull nuk ka dit asnjëherë me ma dit të paktën vlerën që unë i kam dhënë suport nonstop. Çfarë mund të pres unë prej një njeriu që sa herë bën të dashur, na kërcënon me bllok? Nuk pres asgjë më shumë. Vetëm pse ke bërë para s’do të thotë që je zot. O injorant më mirë nxirr një këngë për ata që janë duke ta dëgjuar muzikën.”- shkruan ndjekësi, i cili ka publikuar gjithashtu bisedën.

Ky postim është publikuar edhe nga fansa të tjerë të reperit, të cilët duket se janë lodhur nga reagimet e tilla të Majkut.

(Kosova Sot Online)