Ronela Hajati bëhet nostalgjike: Më mungojnë ditët kur shqetësimi im më i madh ishte…

  • G.G /
  • 05 November 2020 - 08:24
Ronela Hajati bëhet nostalgjike: Më mungojnë ditët kur shqetësimi im më i madh ishte…

Duket se Ronela Hajatit po i mungojnë shumë ditët e nxehta në plazh.

Së fundmi, këngëtarja publikoi në Instagram një foto, ku shfaqet e shtirë në plazh, teksa shijonte pushimet verore.

“Më mungojnë këto ditë vere, kur shqetësimi im më i madh ishte: ‘A po pi shumë?’”, ka shkruar Ronela krahas postimit.

Më herët Ronela zbuloi se ka shumë projekte të reja muzikore, por u shpreh se ishte mëkat që klubet vazhdojnë të jenë të mbyllura.

(Kosova Sot Online)