Prisni pak, Loredana sapo konfirmon ribashkimin me Mozzik? Fotoja që ajo postoi po çmend fansat!

  • G.G /
  • 05 November 2020 - 11:58
Prisni pak, Loredana sapo konfirmon ribashkimin me Mozzik? Fotoja që ajo postoi po çmend fansat!

Nuk dimë se çfarë ka në mendje Loredana, por po e çmend rrjetin me veprimin e fundit.

Ajo ka publikuar në Instastory një foto të Mozzik, ku shihet në liqenin e Jazhincës, teksa nuk e ka shoqëruar me asnjë fjalë.

Megjithatë, ajo është penduar dhe e ka fshirë pas disa minutash, por fansave nuk u shpëtoi ky gjest.

A mund ta marrim  këtë si një konfirmim të lidhjes së tyre?

Kujtojmë se kohët e fundit Loredana po përflitet se është shtatzënë për herë të dytë, për shkak se në fotot e fundit barku duket pak më i fryrë se më parë.

Megjithatë e gjithë kjo është thjesht aludim, sepse deri më tani Loredana nuk ka komentuar fare në lidhje me këto zëra.

Po ashtu, jo po përflitet edhe për një bashkëpunim të mundshëm me Mozzik, si pjesë e Medusa, albumit të ri të Loredanës që publikohet në dhjetor. Kujtojmë se në intron e tij ajo flet për 18 muajt e fundit të jetës së saj, mes të tjerash edhe për Mozzik.

Kjo pasi të dyja herët kur ajo ka ardhur në Kosovë është fotografuar me reperin dhe duhet ta pranojmë se nëse kjo ndodh do ishte super e bujshme.

Reperja ka dalë ‘live’  javën që lamë pas në TikTok, teksa ndodhej në palestër, pasi siç na ka treguar po merret me boks, e padyshim nuk kishin si të mungonin pyetjet rreth Mozzik.

“Ku është Mozzik?“- ishte një nga pyetjet e fansave që nuk i ka shpëtuar Loredanës, e cila është përgjigjur “Mozzik është më i miri. Para se të realizoja videon ‘live’ fola me të.”

Videoja është bërë virale dhe fansat janë shumë të entuziazmuar nga ky fakt. Kjo është hera e parë që Loredana flet për Mozzik pas lajmeve për ribashkimin e tyre.

Pak ditë më parë një postim i Loredanës në Instastory ka marrë vëmendjen e rrjetit, pasi ajo ka shpërndarë deklaratën e Cardi B, që shprehet se do jetë gjithnjë pranë Offset pavarësisht se ç’ndodh. Kjo për arsyen e thjesht: Kulture, vajza e tyre.

Këtë paralele e ka hequr si duket edhe Loredana me situatën ku ndodhet duke treguar se ajo do e përkrah dhe mbështesë gjithmonë Mozzik. 

Nuk e dimë nëse me këtë deklaratë ajo na ka treguar se janë bashkë apo se janë thjesht miq për shkak të Hanës por mbetet për tu parë.

E gjitha filloi pak javë më parë kur u vu re se Loredana dhe Mozzik ndiqen në Tik-Tok dhe fill pas këtij lajmi në media qarkulloi një video ku dyshja shihej teksa bënte shopping në Gjermani. Vetë Loredana ka  komentuar në këtë video, me një zemër, koment ky që çmendi fansat.

Një sërë detajesh na shtynë edhe më shumë të mendonim se dyshja është ribashkuar e një ndër to është fakti se ata veshin rrobat e njëri-tjetrit.

(Kosova Sot Online)