Afërdita iu hyn kërkimeve, kujt do t’i ngjajë bebi?

  • G.G /
  • 06 November 2020 - 08:05
Afërdita iu hyn kërkimeve, kujt do t’i ngjajë bebi?

Afërdita Dreshaj duket se ka nisur hulumtimet e para se kujt do t’i ngjasojë i vogli i tij dhe Jakub Kindl.
Këngëtarja ka ndarë së fundmi një foto të bashkëshortit në moshë të vogël, ku dallohen sytë jeshilë dhe buzëqeshja e tij, shoqërur me shkrimin: “Sa i lezetshëm ka qenë burri im?”.
Me kalimin e javëve, duket se Afërdita ka nisur të mendojë më shumë se kujt do i ngjasojë bebi e këtë sapo e tregoi me postimin e fundit.
Dreshaj dhe Kindl e dhanë lajmin e pritjes së ëmbël me një video në llogarinë e tyre, ku zbuluan dhe gjininë e bebit që do të jetë djalë.

(Kosova Sot Online)