Vera iku, por Elita Rudin e ka lënë goxha nostalgjike

  • G.G /
  • 06 November 2020 - 08:07
Vera iku, por Elita Rudin e ka lënë goxha nostalgjike

Moderatorja dhe njëherazi bashkëshortja e Gjikos, ka hapur arkivat për të kujtuar jo vetëm verën 2020 të cilën e shijoi të gjithën në bregdetin shqiptar, por dhe muajt e parë të pritjes së ëmbël, kur lajmin e bukur nuk e kishte ndarë ende me të gjithë dhe shtatzënisë i gëzohej veç ajo.

“Mendoja që po më fryhet shumë barku, verë 2020”, ka shkruar Elita krah fotos së fundit ku shfaqet me bikini dhe barkun e rrumbullakosur, duke mos fshehur dhe humorin teksa ka qenë në javët e para të shtatzënisë.

Pak javë më parë Rudi tregoi se ishte në muajin e pestë të shtatzënisë e me kalimin e kohës duket se moderatorja ka më shumë nostalgji për ditët kur ka zbuluar se ishte në pritje të fëmijës së dytë.

Elita nuk e ka fshehur emocionin e madh kur mori vesh lajmin se ajo dhe Gjiko po prisnin një vajzë pas ardhjes në jetë të Zërit dhe këtë moment e ka ndarë në një video.

Nuk do të ishte çudi që familja e artistëve të zgjerohej edhe më shumë pasi Elita ka treguar se dëshiron të ketë shumë fëmijë.

(Kosova Sot Online)