Larg zhurmës së zgjedhjeve, Bebe Rexha vazhdon të shijojë pushimet me të dashurin

  • G.G /
  • 06 November 2020 - 08:52
Larg zhurmës së zgjedhjeve, Bebe Rexha vazhdon të shijojë pushimet me të dashurin

Ndërkohë që shumica e amerikanëve janë të tensionuar për shkak të zgjedhjeve, Bebe Rexha vazhdon të shijojë pushimet me të dashurin e saj.

Këngëtarja 31-vjeçare po kalon ditë të mrekullueshme në plazh producentin e filmave Keyan Safyari, në Cabo San Lucas, Meksikë, sipas “Daily Mail”.

Pa grim dhe e veshur me rroba banjo të zeza “Versace”, Bebe nxorri në pah linjat trupore, ndërsa i dashuri i saj kishte veshur një palë pantallona të shkurtra të zeza dhe kishte një kapele bejsbolli dhe syze dielli.

Dyshja duket se po e shijon shumë kohën që po kalon nën shoqërinë e Safyari, pasi u fotografuan duke u përkëdhelur.

Muajin e kaluar, Bebe tha gjatë një interviste se gjërat mes saj dhe të dashurit të ri po shkonin shumë mirë, madje edhe familja e këngëtares e kishte pëlqyer shumë.

(Kosova Sot Online)