Nëna e saj feston 65 vjetorin, Kim Kardashian i bën dedikimin e veçantë

  • G.G /
  • 06 November 2020 - 10:33
Nëna e saj feston 65 vjetorin, Kim Kardashian i bën dedikimin e veçantë

Mamaja e Kim Kardashian, feston sot 65 vjetorin e lindjes dhe sigurisht nuk mund të mungonte një urim kaq i veçantë nga vajza e saj.

Me anë të disa fotove në Instagram, Kim shkruan se Kriss Jenner e bën jetën të duket më e thjesht dhe pse ajo ka rritur 6 fëmijë.

“Mami! Ti je 65 vjeçe sot dhe nuk je dukur ndonjëherë më mirë! Me të vërtetë nuk e kuptoj si e bën këtë! Ti e bën jetën të duket kaq e thjeshtë, duke rritur 6 fëmijë, duke ngritur një perandori dhe duke qenë një mama e vëmendshme dhe një mikeshë e ngushtë.

Do të të jem gjithmonë mirënjohëse për aftësitë që na ke dhënë në jetë. Faleminderit që je shembulli më i mirë, që na ke dhënë etikë pune dhe shumë dashuri! Të të them Të dua nuk mjafton! Gëzuar ditëlindjen!” ka shkruar Kim.

(Kosova Sot Online)