“Do jesh gjithmonë i imi”- Xhensila Myrtezaj publikon foton romantike në krah të Bes Kallakut

  • G.G /
  • 06 November 2020 - 14:31
“Do jesh gjithmonë i imi”- Xhensila Myrtezaj publikon foton romantike në krah të Bes Kallakut

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë ndër çiftet më të dashura të showbizz-it shqiptar.

Këngëtarja dhe aktori ndajnë herë pas herë imazhe së bashku në rrjetet sociale, teksa shprehin dashurinë që ndjejnë për njëri-tjetrin.

Së fundmi, Xhensila Myrtezaj postoi një foto në natyrë teksa Bes Kallaku e mbante në krahë dhe dukej sikur po vallëzonin.

“Do jesh gjithmonë i imi,”- shkroi ajo, krahas fotos romantike ku dukeshin shumë të lumtur.

Çifti janë prindër të një vajze, që e kanë quajtur Ajka.

View this post on Instagram

You will forever be my always @bes_kallaku ë

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

(Kosova Sot Online)