“Më vret”- Rita Ora shprehet publikisht: Të mos ketë izolim të dytë

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 11:54
“Më vret”- Rita Ora shprehet publikisht: Të mos ketë izolim të dytë

Rita Ora është shprehur kundër një izolimi të dytë në Britaninë e Madhe.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ndau një video në rrjetet sociale, teksa bën ushtrime brenda në shtëpi dhe përplas kokën në dritare dhe shkruan: “Kjo vazhdon të më vrasë vërtet, izolimi i dytë, le të mos e bëjmë këtë sërish.”

Britania ka paralajmëruar një “Lock Down 2” për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johson tha se masat e reja  do të jenë në fuqi deri më 2 dhjetor.

Pandemia e koronavirusit ka “paralizuar” gjithë botën dhe ende nuk dihet përsa kohë do të zgjasë.

(Kosova Sot Online)