Milaim Zeka përsërit deklaratën e bujshme për Elitën në sy të Gjikos dhe ja si reagoi reperi

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 22:47
Milaim Zeka përsërit deklaratën e bujshme për Elitën në sy të Gjikos dhe ja si reagoi reperi

Në fillim të muajit tetor, Elita dhe Gjiko u ulën përballë njëri-tjetrit në emisionin NIN për t’i drejtuar disa pyetje me spec. Moderatorja pyeti reperin se cili ka qenë i ftuari që ajo ka pasur më parë në emsion dhe atij nuk i ka pëlqyer, e që nuk do donte ta ftonte më.

“Milaim Zeka është shumë i rëndë. Në emisione të tjera të shkojë, por tek gruaja ime jo!”, u përgjigj Gjiko.

Pas përgjigjes që bëri bujë në rrjet, gazetari reagoi në rrjete sociale, duke zbular edhe për ata që nuk e dinin arsyen pse Gjiko ia ka ndaluar Elitës ta ftojë sërish. Zeka ndau një video të publikuar në rrjete sociale, gjatë intervistës së tij të vjetër me Elitën. Askohe, gazetari e kishte ngacmuar moderatoren me fjalët “ISIS nuk do godiste nëse do shihte gjokset e tua”, gjë e cila sigurisht nuk i ka pëlqyer aspak Gjikos.

Ndëkrohë të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Shiko Kush Luan”, Elita i ka këkruar Gjikos t’ja kthejë Milaimit me të njëtën monedhë duke folur për bashkëshorten e tij, por reperi zgjodhi të mos reagonte. Por nga ana tjetër Milaimi nuk u ndal dhe përsëriti të njëjtën deklaratë për Elitën, por këtë herë me një ndryshim të madh.

“Elitës i kam dhënë një kompliment një herë në emision i thashë nëse ISISI do shikonte gjoksin tënd nuk do goditse, por Eda i ka akoma më bomba”, tha Milaimi, duke ju drejtuar bashkëshortes së tij.

Gjiko e kaloi të gjithë këtë me sportivitet duke qeshur, sepse para disa javësh ai tregoi se vazhdon të jetë mik me Melaimin dhe familjen e tij. Elita dhe Gjiko darkuan së bashku me Milaimin e bashkëshorten e tij, Edlirën, duke dëshmuar se gjthë deklaratat i lënë pas në ekran.

(Kosova Sot Online)