Shkurte Fejza uron Joe Biden: Zoti e bekoftë Amerikën, urime miku i madh i shqiptarëve

  • A.P /
  • 08 November 2020 - 08:16
Shkurte Fejza uron Joe Biden: Zoti e bekoftë Amerikën, urime miku i madh i shqiptarëve

Zyrtarisht, tani Joe Biden është Presidenti i 46’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke marrë më shumë se 270 vota elektorale, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

E fitoren e jashtëzakonshme të Bidenit, po e feston jo vetëm Amerika, por edhe populli shqiptar.

Me kumtimin e lajmit kanë shpërthyer urimet në rrjetet sociale.

Edhe Mbretëresha e muzikës popullore Shkurte Fejza, përmes llogarisë së saj sociale e ka uruar Bidenin për fitoren e jashtëzakonshme. 

"URIME miku i madh i shqiptarëve dhe i gjithë njerëzimit.

Ndodhi ajo që e pritnim.

Bota tani është më e sigurtë. Zoti e bekoftë Amerikën", ka shkruar Fejza.

Image

(Kosova Sot Online)