Ky po që është sukses! Loredana fiton çmimin e rëndësishëm në “MTV EMA”

  • G.G /
  • 09 November 2020 - 08:16
Ky po që është sukses! Loredana fiton çmimin e rëndësishëm në “MTV EMA”

Sukseset nuk kanë fund për Loredanën dhe ajo sapo ka shtuar një kupë në karrierën e saj. Reperja shqiptare ka fituar çmimn “Best Swiss Act”, ose “Performuesja më e mirë zvicerane” për të dytin vit radhazi. Ajo ishte e nominuar përkrah emrave të tjerë të njohur si, Sevem, Bligg, Loco Escrito dhe Pronto.

Loredana është shprehur mjaft e lumtur në rrjete sociale pas marrjesë kupës.

“Fitova çmimin e ‘MTV Award’ për herë të dytë… Faleminderit të gjithëve që më votuat! Ju dua”, shkruan Loredana e emocionuar.

Së fundmi reperja ka qenë e pranishme në Kosovë për shkak të disa projekteve mjaft të rëndësishme. “Media” mësoi para disa ditësh se Loredana po realizon një dokumentar për jetën e saj personale e karrierën dhe pritet të publikohet shumë shpejt. (Kliko) Para disa ditësh ajo publikoi këngën e re, “Tut mir nicht leid”, që do të jetë pjesë e albumit “Medusa”, i cili do të lançohet i plotë në dhjetor.

(Kosova Sot Online)