Do të bëhet nënë për herë të parë, Afërdita Dreshaj ndan momentin e veçantë kur vogëlushi gjuan barkun e saj

  • E.K /
  • 09 November 2020 - 15:44
Do të bëhet nënë për herë të parë, Afërdita Dreshaj ndan momentin e veçantë kur vogëlushi gjuan barkun e saj

Afërdita Dreshaj tashmë është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe dëshira për ta marrë në krahë të voglin është shumë e madhe.

Së fundmi, këngëtarja ka ndarë në Instastory momentin emocionues kur djali i gjuan barkut të saj.

“Gjëja më e lezetshme- të ndjej gjuajtjet e tij,”- shkruajti Afërdita krahas fotos.

Sigurisht, një moment të tillë nuk mund ta humbiste as partneri i saj, Jakub, i cili është afruar dhe e ka mbështetur kokën mbi barkun e Afërditës.

“Edhe ai i dashuron”,- shkruante Afërdita krahas këtij postimi.

Pasi treguan se po presin një djalë nëpërmjet një videoje të bukur të postuar në Instagram, dyshja po përgatitet për ardhjen në jetë të vogëlushit çdo ditë e më shumë.

(Kosova Sot Online)