Dua Lipa i kthen përgjigje në shqip Lianit, Vesa Luma ndan mesazhin me ndjekësit

  • E.K /
  • 09 November 2020 - 15:48
Dua Lipa i kthen përgjigje në shqip Lianit, Vesa Luma ndan mesazhin me ndjekësit

Ditën e djeshme bëri xhiron e rrjetit një video e vogëlushit të Vesa Lumës dhe Big Bastës, Lianit.

Madje, ai është ndjerë tepër krenar dhe i befasuar kur ka dëgjuar për herë të parë këngëtaren Dua Lipa të flasë shqip. Por, nuk mbaron me kaq, Vesa ka etiketuar këngëtaren në videon e publikuar në InstaStory dhe Dua e ka parë reagimin e të voglit për të. Madje, ajo i ka kthyer edhe përgjigje ndërsa Vesa ka publikuar mesazhet.

“Owwww zemraaaaaa”- i shkruan Dua, duke e shoqëruar mesazhin me zemra të kuqe.

Ndersa Lian është ” çmendur” nga gëzimi pas mesazhit që Dua Lipa i ka dërguar

(Kosova Sot Online)