Nëse nuk do të martohej me gruan e tij me kë do të martohej Milaim Zeka?!

  • E.K /
  • 09 November 2020 - 22:03
 Nëse nuk do të martohej me gruan e tij me kë do të martohej Milaim Zeka?!

Politikani dhe gazetari Milaim Zeka, të shtunën mbrëma ishte i ftuar në emisionin “Shiko kush luan" te Luana Vjollca, së bashku me gruan e tij.

Çifti u pyet rreth jetës së tyre private, profesionale dhe gjithçka që publikut do t’i interesonte.

Në njërën nga sfidat tek ky emision, që erdhi më ndryshe në këtë puntatë ishte rubrika, “ndaje ose french Kiss”.

– [ ] Kjo lojë funksiononte në atë mënyrë ku çiftet të cilët ishin të ftuar i bënin pyetje pikante njëri-tjetrit dhe nëst nuk përgjigjeshin duhej të putheshin.

– [ ] Kjo ndodhi edhe me Milaim Zekën dhe gruan e tij Edlira Çefalia, ku kjo e fundit pyeti Mialimin se: “ Me kë do të martoheshe nëse jo me mua, nga figurat publike femra?”

– [ ] Milaim Zeka u përgjigj, “me Roza Anagnostin”, por përpos këtij emri përmendi edhe Shpresa Gashin, duke përmbyllur kështu deklaratën e tij.

(Kosova Sot Online)