Rrëfehet Zogu i Tiranës, ankohet se i mungojnë shokut e burgut

  • G.G /
  • 10 November 2020 - 07:58
Rrëfehet Zogu i Tiranës, ankohet se i mungojnë shokut e burgut

Gazetari Hermes Nikaj, apo siç njihet gjerësisht si “Zogu i Tiranës” ka vendosur të flasë në lidhje me gjendjen e tij brenda katër mureve, pasi prej 6 muajsh ndodhet në arrest shtëpie.

Ai u arrestua vjet me akuzën për prostitucion.

Ndër të tjera Nikaj tha se i mungon jeta e mëparshme, ndërsa shokëve të qelisë u uroi lirim sa më të shpejtë.

Ai tha:

Prej gjashtë muajsh unë ndodhem në arrest shtëpie, pa të drejtën për të dalë e punuar. I jam përshtatur realitetit të ri, edhe pse me pak vështirësi. Jeta ime ka ndryshuar shumë, pasi ndihem i ndrydhur e i kushtëzuar. Masa e dënimit “Arrest shtëpie” është një masë ekstreme, jo e lehtë, dhe e papërshtatshme për mua. Por pastaj e marr me sportivitet, dhe mendoj se kështu është e gjithë bota në këtë periudhë pandemie. Të thyej ligjin? Jo, mos e dhëntë Zoti, kurrë! Momentalisht jam “single” e gjithçka po shkon mirë.

Në fakt, nuk është çasti i duhur për dashuri! Unë jam në kontakt çdo ditë me njerëz, sigurisht me anë të rrjeteve sociale apo vizitave në shtëpi. Shkëmbej mesazhe dhe sidomos mesazhet suportuese më motivojnë shumë! Njerëzit që më duan janë të shumtë dhe ndihem shumë mirë për këtë fakt! Fundja, këtë qëllim i kam vënë vetes: që në televizion të dhuroj pozitivitet!

“Jam pritur dhe trajtuar shumë mirë. E kanë kuptuar situatën time dhe më kanë mbështetur, e madje më thonin që “ti nuk je për këtu”. I mbaj mend dhe i falenderoj për kurajon! U uroj lirim të shpejtë të gjithë atyre që kanë kaluar të njëjtën situatë si unë! Gjithashtu, shpreh edhe falënderimet e mia për stafin e parabúrgimit Jordan Misja.

(Kosova Sot Online)