“Si ju dukem si baba!” Maluma na bëri për ujë të ftohtë me postimin e fundit!

  • G.G /
  • 10 November 2020 - 08:27
“Si ju dukem si baba!” Maluma na bëri për ujë të ftohtë me postimin e fundit!

Për një çast zemrat e të gjitha gocave kanë ngrirë mbrëmjen e sotme pasi kanë parë foton e fundit të Malumas në Instagram.

Maluma me një beb në krahë! Prit, edhe një herë! Jo nuk na bënë sytë. Por mund të qetësoheni.

Kolumbiani nuk është bërë baba…akoma! Megjithëse, duhet ta pranojmë se do jetë një nga baballarët më seksi në botë.

Ai ka sqaruar në mbishkrimin e fotos se bebushi në foto është fëmija i dy miqve, njëherësh edhe artistëve me famë botërore Luisa Fernanda dhe Pipe Bueno.

Maluma ka treguar se është kumbar i të voglit, teksa ka pyetur fansat se si ju duket si baba.

Kujtojmë se Maluma është në një lidhje me Susana Gómez, e cila nuk është pjesë e botës së showbizit.

Kolumbiani është fotografuar pak javë më parë në Los Angeles me të dashurën e tij, ku shihen se janë veshur matchy-matchy me bluzë me kapuçë ku shkruhet edhe “Hawai”, titulli i këngës së Malumas që bëri namin.

Dhe këngëtari u sigurua që të vihej re se po takohej me të dashurën e re, duke e mbyllur përfundimisht kapitullin me Natalian dhe Neymar.

Maluma, e kishte kombinuar bluzën me pantallona të shkurtra të verdha dhe një palë atlete portokalli. Kurse Susan kishte veshur tuta gri, teksa tërhoqi vëmendje me faktin se mbante dorën në xhepin në pjesën e pasme të pantallonave të këngëtarit ndërsa shikonte telefonin e tij.

(Kosova Sot Online)