“Vetëm edhe një herë!” Ardian Bujupi është zyrtarisht çuni që po vuan më shumë këto kohë!

  • G.G /
  • 10 November 2020 - 08:35
“Vetëm edhe një herë!” Ardian Bujupi është zyrtarisht çuni që po vuan më shumë këto kohë!

Sikundër na kishte paralajmëruar shumë shpejt Ardian Bujupi do publikojë një këngë të quajtur “Rebela”.

Ai na e zbuloi këtë fakt pak ditë më parë në Instagram, teksa së fundmi ka ndarë me fansat një pjesë nga ky projekt.

Teksa shfaqet duke pirë shisha, Ardiani do vijë edhe këtë herë melankolik, teksa krah videos ka shkruar “Vetëm edhe një herë”.

Të premten ai publikoi bashkëpunimin me artistin austriak Nazar, teksa kënga quhet “Marilyn Monroe”.

Kënga tashmë ndodhet në të gjitha platformat online, teksa Ardiani po thyen zemra me refrenin e këngës.

Kohët e fundit, artisti shqiptar ka reflektuar në rrjetet sociale, trishtim dhe hidhërim. Si duket ai nuk po e kapërcen dot ndarjen nga Sabrine!

Pak ditë më parë autori i hitit “Andiamo” ka publikuar disa story, ku flet për ndjenjat, duke na treguar më së miri se si ndihet.

Në njërën prej tyre thuhet “Ne mundohemi të fshehim ndjenjat tona, por harrojmë se sytë tanë flasin”.

Ndërsa, në storyn tjetër shihet një bluzë, ku lexon “Vetëm familja dhe shokët”, duke e përjashtuar “Dashurinë”.

Kujtojmë se edhe gjatë emisionit “Shiko kush luan”, ai foli për një dashuri të përfunduar, për të cilën tha se është “e vështirë të flasësh”.

Po ashtu, pak javë më parë ai na paralajmëroi se do publikojë një këngë të re të titulluar “Zarar”, duke thënë se ajo i dedikohet një dashurie 5-vjeçare toksike.

(Kosova Sot Online)