Masturbimi i hapi rrugën drejt suksesit? “Shpërthen” Ariola Demiri: Shohin shalën dhe gjoksin tim, por …

  • G.G /
  • 10 November 2020 - 09:14
Masturbimi i hapi rrugën drejt suksesit? “Shpërthen” Ariola Demiri: Shohin shalën dhe gjoksin tim, por …

Aktorja e njohur Ariola Demiri ka “shpërthyer” ndaj njerëzve që e kritikuan për përkrahjen e PS.

Ajo është shprehur se nuk është masturbimi gjatë një shfaqje teatrale që i hapi dyert e suksesit, por është rezultati i punës së saj, mundit që ka bërë dhe mbështetjes së familjes, teksa theksoi së “nuk i përulet askujt”.

E ftuar në “E diell”, Arjola Demiri theksoi se “aktore nuk është bërë padashje, por si rezultat i vullnetit të saj për të mos hequr dorë”.

Duke iu drejtuar kritikëve, aktorja tha se askush nuk pyeti sesi arriti të rriste e vetme fëmijët e saj, por të gjithë e gjykuan për shkak të një roli të teatër.

Arjola Demiri: “Në momentin që unë thashë një mendim të sinqertë, për partinë të cilën dua ta përkrah në zgjedhjet e ardhshme, plasi një bombardim komentesh nga më ofendueset, nga më fyeset. Ishin edhe titujt pikant, masturbimi i hapi rrugët drejtë televizionit, teatrit, filmit. Nga një shfaqje që del një lajm pikant sepse kjo ka qenë pjesë e shfaqjes. Nuk e di se si njerëzit janë kaq të cekët, kaq të rëndomtë dhe ulen me një telefon në dorë dhe me dy gishta shprehin mendime arrogante, diskriminuese.

Nuk u mërzita, sepse kam qenë një nënë me kohë të plotë dhe nuk pyeti askush se si i rrita këto tre fëmijë. Nuk pyeti askush sesi një 10-vjeçar i jetës sime që ishte nga 21 deri në 31, unë kam qenë mami me kohë të fortë, nuk kam qenë duke u marrë me favore por duke rritur fëmijët e mi, me karrierën time, kam bërë atë që kam dashur.

Ku janë këta njerëz, që të thellohen pak më shumë në mendime, kur kam lypur atë që më takon. Aktore nuk u bëra pa dashje, erdha nga Tropoja në 2003, dhe isha ndër të parat konkurrente nga e gjithë Shqipëria që fitoj  dhe e mbarova me 10. Kam hequr picirin për t’u arsimuar, kam hequr picirin katër vite me radhë duke trokitur derë më derë sa tek daja, tezja, shoqja për të marrë pjesë në audicione.

Nuk thellohen njerëzit, priren të shohin gjoksin tim, shalën time, çfarë pozash kam marrë unë në film, cektësia e njerëzve është për të ardhur keq. Në një status nga shumë që kam thënë, nuk më vjen turp që jam femër e fortë, që jam grua e fortë dhe ja kam dalë vetë. Nuk i përulem askujt veç punës time, vullnetit tim dhe familjes time që më ka mbështetur deri në pikën e fundit.”

(Kosova Sot Online)