Teuta Krasniqi me foton e veçantë uron nënën për ditëlindje

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 09:11
Teuta Krasniqi me foton e veçantë uron nënën për ditëlindje

Teuta Krasniqi e ka uruar publikisht nënën për ditëlindje.

Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi, sot e ka pasur një arsye më shumë për të festuar.

Kjo për faktin se nëna e saj feston ditëlindjen dhe nuk ka pasur se si të mungoj urimi publik i Teutës.

Ajo zgjodhi një foto të veçantë të nënës e cila shihet se është realizuar para shumë vitesh.

Pranë këtij postimi Teuta ka shkruar fjalët zemre.

“Mami, urime ditëlindja. Paç shëndet, dashuri, bashkë me krejt familjen për të cilën ti nuk kusehesh aspak dhe jep aq shumë. Je shtylla më e rëndësishme e familjes sonë. I lutem Zotit të të ruaj e të bekoj me gjitha të mirat në jetë sepse nëse dikush i meriton të mirat e kësaj bote, je ti ajo. Të duam shumë, të paçim”, ka shkruar Teuta pranë postimit të fotografisë.

(Kosova Sot Online)