Bëmë mama të ngjaj/ Është vetëm 8 vjeç, por Blue Ivy i bën të gjitha

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 09:16
Bëmë mama të ngjaj/ Është vetëm 8 vjeç, por Blue Ivy i bën të gjitha

Vajza e Beyonce-s dhe Jay Z-s, Blue Ivy Carter është vetëm 8 vjeç, por shumë e sukesshme. Ajo është vajza më e re në botë që debutoi në “Billboard Hot 100” me paraqitjen e saj në videoklipin e nënës së saj “Brown Skin Girl”. Këtë javë, Blue ka publikuar një “audiobook” me titull “Hair Love”, historinë e të cilit e rrëfen vetë ajo. “Hair Love” tregon historinë e një babai me ngjyrë që mëson të rregullojë flokët e vajzës së tij për herë të parë ndërsa mamaja e saj është e sëmurë.

Në vetëm shtatë minuta, filmi tregon marrëdhënien babë-bijë. Përfshirja e Blue Ivy padyshim që gjeneron edhe më shumë interes për këtë film. Ashtu si prindërit në “Hair Love”, edhe Beyonce ka qenë gjithmonë e vendosur që fëmijët e saj dhe të gjithë fëmijët me ngjyrë duhet ta shohin bukurinë në flokët e tyre natyralë.

(Kosova Sot Online)